Mane te Real Madrid, vjen reagimi nga Anglia

14 Korrik 2019
21:19
back button

Veç transferimit të bujshëm të Griezmann te Barcelona, lajmi që ka krijuar më shumë polemika gjatë ditës së shtunë ishte pikërisht ai që vinte nga Afrika. 

Presidenti i Federatës Senegaleze të Futbollit, duke i sugjeruar yllit të përfaqësueses së tij Sadio Mane, të transferohej te Real Madrid, zbuloi gjithashtu ofertën e Los Blancos në adresë të sulmuesit të Liverpool.

Pikërisht në reagim të kësaj deklarate, nga Mbretëria e Bashkuar kanë shkruar mediat që mbulojnë zhvillimet në kampin e “Të Kuqve”. “Liverpool Echo” ka siguruar se “Të Kuqtë” nuk kanë marrë deri tani asnjë ofertë për futbollistin senegalez. 

I njëjti burim konfirmon gjithashtu se nuk ka patur kontakte me klubin spanjoll të Real Madrid. Në fakt, Mane duhet të qëndrojë te Liverpool për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit