Mane tregon arsyen pse nuk po ndez ende te Bayern!

3 Tetor 2022
18:20
Telesport
back button

Sadio Mané kërkon kohë. Sulmuesi i ri i Bayern Munichut, i cili ende nuk ka arritur të shprehet në nivelet e Liverpool-it, foli për përshtatjen e tij në Gjermani dhe në Bundesligë kështu: “Të ndryshosh klubet nuk është e lehtë.

Në Angli kam pasur gjashtë vite shumë pozitive, dy në Southampton dhe te Liverpool me pas. Tani unë jam në një vend të ri dhe gjithçka është ndryshe: njerëzit, modelet, gjithçka … Edhe vete qyteti dhe ambjenti.

Unë ende duhet të përshtatem, e dija dhe kjo nuk më befasoi. Po ndodh pikërisht ajo që prisja. Bayern më priti shumë mirë dhe këtu ndihem shumë i lumtur”, tha ai për faqen e UEFA-s. Mané në këtë fillim sezoni deri më tani ka grumbulluar 6 gola në 12 paraqitje për bavarezët.

Julian Nagelsmann, trajneri i Bayernit, në prag të ndeshjes kundër Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme të fitosh dhe të mbajmë ritmin. Pres një paraqitje të shkëlqyer nga ekipi.

Dhe pres një Plzen që do të mbrojë fort. Kanë një stil lojë të ngjashme me Augsburgun (që mundi Bayernin në ligë). Formacioni? Do të ketë disa ndryshime por ne nuk do të ndryshojmë 7 lojtarë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit