Mane vendos numrin te Bayern, drejtuesit i çojnë Barcelona-s faturën mbi shitjen e Lewandowskit!

26 Qershor 2022
23:36
Telesport

Bayern Munich sapo ka bërë të ditur përmes profileve të tij zyrtare të komunikimit (përfshi rrjetet sociale) numrin që do të mbajë këtë sezon i porsaardhuri Sadio Mané, një blerje e shkëlqyer verore nga Liverpooli.

Senegali do të veshë fanellën me 17. Ja cicërimi i profilit të Bayernit. Hera e parë për Mane, i cili në karrierën e tij ka veshur tashmë 10, 19 (të dy në Liverpool), 40 (Salzburg), 21 dhe 33 (këto dy në Metz).

Sa i perket Lewandowskit, ne Mynih kane vendosur vleren e kartonit: duhen 60 mln euro bashke me bonuse per ta liruar dhe Barcelona duket se eshte njoftuar. Nderkohe, Tebas ka liruar merkaton e katalanasve…

Bayern Munich po mendon të transferojë një sulmues të ri, i cili konsiderohet si pasuesi i Robert Lewandowski. Bavarezët kanë në listën e tyre Hugo Ekitike, i cili është pjesë e Reims dhe ishte shumë pranë kalimit te Newcastle. Sulmuesi ka shënuar 10 gola në Ligue 1 në 24 ndeshje dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit