“Manita” amerikanësh, Vllaznia zyrtarizon edhe blerjen e radhës

10 Shtator 2019
9:26
Telesport
back button

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka konfirmuar transferimin e basketbollitsit amerikan Colin Voss. 27-vjeçari që luan në pozicionet 4-5, një lojtar qendër, ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me kuqeblutë.

Voss është basketbollisti i pestë amerikan që firmos për Vllazninë gjatë merkatos së verës. Më parë kanë nënshkruar edhe Bryquis Perine, Nick Evans, Maurice Williams dhe Johnathan Hudson.

Colin Voss, 2.01 metra i gjatë, ka shumë përvojë në arenën ndërkombëtare, teksa është aktivizuar më parë në Amerikë, Sllovaki, Zvicër, Itali dhe së fundi në Australi. Ardhja e tij përforcon ndjeshëm ekipin e trajnerit Nikolai Gospodinov, që këtë vit synon titullin në Superligë dhe Ligën Ballkanike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit