Manolas paralajmëron Liverpool-in dhe kujton: Pa ato gabime të arbitrave…

16 Shtator 2019
14:34
Denis Hakanaj
back button

Kostas Manolas, qendërmbrojtësi i Napoli-t, ka folur për Sky Sport në prag të sfidës së Champions League me Liverpool-in, skuadër me të cilën është përballur edhe në të kaluarën me fanellën e Roma-s.

“Fituam 4-2 në shtëpi kundër Liverpool-i. Bëmë një ndeshje të madhe pavarësisht dy penalltive dhe kartonit të kuq të mohuar”, ka thënë greku.

“Është për të ardhur keq, sepse mund të kishim shkuar në finale. Ata janë shumë të fortë, kanë fituar Champions League sezonin e kaluar, por kam besim se do të bëjmë një ndeshje të madhe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit