MAQEDONI E VERIUT: Shkëndija nis të ngrejë kokë, vjen fitorja e dytë rradhazi! (Renditja)

18 Shtator 2019
18:34
back button

Pas një starti sezoni katastrofik, Shkëndija e Tetovës po përpiqet të marrë veten dhe e ka bërë duke fituar ditën e sotme ndeshjen e dytë rradhazi. Këtë herë, ekipi kuqezi mundi Renovën në transfertë, teksa golat erdhën vetëm në fund me anë të Alimit dhe Ibraimit.

Surpriza e madhe erdhi nga Struga, që ndali kryesuesit Akademija Pandev, ndërsa Vardari mposhti Shkupin 2-1.

Rabotnicki mori 3 pikë të rëndësishme ndaj ekipit Makedonija, me një gol të shënuar. Pas gjashtë javësh kampionat, kryeson Akademija Pandev me 14 pikë. Shkëndija në mesin e tabelës me vetëm 7 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit