Maradona dhe dopingu në USA 94: vjen një zbulim i bujshëm

18 Nëntor 2023
15:40
Denis Hakanaj
back button

Kombëtarja argjentinase e Alfio Basile që mori pjesë në Kupën e Botës 1994 në Shtetet e Bashkuara ishte një formacion plot lojtarë shumë të fortë: nga Maradona te Redondo, duke kaluar nga Balbo, Batistuta dhe Caniggia, për të përmendur vetëm disa.

Megjithatë, ai edicion u njollos nga testi pozitiv i Diego Armando Maradonës për efedrinë në një test antidoping, me Argjentinën që u eliminua nga Rumania menjëherë pas pezullimit të “Diez” (zëvendësuar nga Ariel Ortega), i cili që nga ai moment do të fillonte rrugën drejt perëndimit të karrierës.

Dhe në lidhje me atë përjashtim të Maradonës, fjalët e Fernando Signorini, ish-trajnerit të sportit të “Pibe de Oro”, mbërritën në serialin e Netflix me vajzën e legjendës së albiceleste dhe Napolit, Dalma, “La Hija de Dios”:

“Tetë ditë para Kupës së Botës, – shpjegon Signorini, – mjeku i kombëtares vinte gjithmonë dhe i thoshte ‘i jep shumë pilula, kam frikë’. Kështu që unë i them: ‘Pse nuk i thua Grondonës të heqë urdhrin nga FIFA për të bërë testin e dopingut për të gjithë ekipin’. ‘Më tha jo’, më thotë.

“Kur ndodh ajo që ndodh pas ndeshjes kundër Nigerisë, ata trokasin në derën time dhe shoh Daniele Cerrinin duke qarë, duke më thënë se testi pozitiv i dopingut ishte i Diego-s.

“‘Çfarë të bëj?’ më pyeti ai dhe i thashë të marrë një avion dhe të shkojë në anën tjetër të botës sepse nëse të gjen Diego do të të qëllojë në kokë”, tha Signorini.

Signorini më pas tregoi procesin e kundër-testit që mund të kishte ndryshuar gjithçka, duke lejuar Maradonën të vazhdonte Kupën e Botës:

“Kur u zhvillua kundër-testi anti-doping, Roberto Peidró, një nga mjekët nga Argjentina, pa epruvetat me kampionin dhe thoshte se cila substancë duhej kërkuar.

“Ai tha menjëherë ‘Kjo shkel protokollin, kundër-prova nuk ka vlerë dhe për këtë arsye Diego mbetet në Kupën e Botës’. Të tjerët u zemëruan, madje e ofenduan. Duke dalë ai takoi Grondonën dhe i tha: ‘Diego është brenda protokollit…’ dhe Grondona i tha të mos flasë me askënd për këtë, tashmë e kam eliminuar nga Botërori”.

“Në fund të USA ’94”, shpjegoi më tej Signorini, “Julio Grondona u emërua nënkryetar i FIFA-s dhe president i komisionit financiar për të menaxhuar një portofol prej qindra milionë dollarësh, pa folur anglisht. Për këtë u skarifikua Diego Maradona…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit