Maradona-Gimnasia, pas urrejtjes vjen dashuria. Gati rinovimi

3 Qershor 2020
10:47
Alfred Lleshi
back button

Asnjë “divorc” midis Maradonës dhe Gimnasia, përkundrazi! Në më pak se 24 orë, “Pibe d’Oro” i ka përmbysur pritshmëritë. Siç njoftojnë “TyC Sports” dhe “Infobae”, referuar burimeve të afërta me “10”, ai do të rikonfimrohet trajner sot, me rastin e 133-vjetorit të klubit. Në orët e ardhshme, Maradona pritet të nënshkruajë rinovimin 18-mujor të kontratës, deri në dhjetor 2021, me të njëjtat kushte të deritanishme.

Një skenar i paimagjinueshëm deri dje, kur mosmarrëveshjet publike midis avokatit të Maradonës (Matias Morla) dhe numrit një të klubit (Gabriel Pellegrino) dukej se kishin varrosur çdo shpresë për marrëveshje. Sidoqoftë, vullneti dhe dëshira e Maradonës ka predominuar mbi gjithçka. Legjenda e futbollit argjentinas mendon se puna e tij nuk ka mbaruar akoma, ndaj nuk dëshiron ta braktisë “anijen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit