Maradona i bashkon të gjithë, shikoni videon që ka bërë xhiron e botës

27 Nëntor 2020
20:58
Denis Hakanaj
back button

Dashuria për Diego Armando Maradona-n kalon çdo limit, madje edhe rivalitetet e mëdha të futbollit.

Vdekja e Pibe de Oror ka arritur të bashkojë edhe dy tifozeri rivale: atë të Boca Juniors dhe atë të River Plate.

Një video që qarkullon në internet dëshmon forcën e Diez.

Dy burra, respektivisht me fanellat e dy skuadrave të lartpërmendura, përqafohen dhe ngushëllojnë njëri-tjetrin pasi kanë mësuar lajmin e trishtë të vdekjes së Maradona-s.

Një moment që ka goditur thellë botën sportive me imazhet që kanë bërë menjëherë xhiron e internetit.

Forca e vërtetë e Maradona-s është edhe kjo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit