Maradona, neveri dhe zemërim në Argjentinë për gjestin e turpshëm

26 Nëntor 2020
22:19
Denis Hakanaj
back button

Neveri dhe indinjatë në Argjentinë për një gjest makabër.

Mes mallëngjimit dhe dhimbjes së përgjithshme për vdekjen e Maradona-s, ka patur nga ata që kanë menduar të bëjnë një selfie me kufomën për ta publikuar më pas në internet.

Fotografitë e krimit kanë bërë menjëherë xhiron e internetit, duke bërë të shpërthejë zeëmrimi dhe duke nisur menjëherë gjuetinë ndaj përgjegjësve, të cilët duket se janë gjetur.

Bëhet fjalë për tre punonjës të shtëpisë funerale Pinier, e njëjta që ka organizuar homazhet e Diez në Casa Rosada. Fotografitë e turpshme janë bërë gjatë transportit të trupit nga banesa në Tigre, vendi ku ka ndodhur vdekja, deri pallati presidencial.

Gjesti i të treve pritet të ketë pasoja ligjore. Avokati i Maradona-s, Matias Morla, ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke thënë se do të gjejë “fajtorët e këtij akti të neveritshëm” për të bërë drejtësi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit