Maradona, zbulohet letra e çuditshme: Pas vdekjes time dua të më…

26 Nëntor 2020
23:31
Denis Hakanaj
back button

Teksa trupi i Maradona-s transportohet drejt varrezave të Bella Vista-s për t’u varrosur, në skenë ka dalë një letër e pazakontë që mban firmën e tij.

Sipas TyC Sports, Pibe de Oro duket se ka shprehur pak muaj më parë dëshirën që të balsamoset pasi të kishte ndërrur jetë.

“Nuk dëshiroj statuja ose monumente në nderin tim, dua që njerëzit të mund të më përshëndesin mua dhe jo një riprodhim. Me vetëdije të plotë kërkoj që pas vdekjes sime të balsamosem dhe të vendosem në një vend të përshtatshëm”, mësohet të jetë përmbajtja e amanetit të shprehur nga Maradona në një letër që, gjithmonë sipas TyC Sports, duket se i është dorëzuar një noteri.

Letra në fjalë do t;i jepet familjes para varrosjes, në mënyrë që të vendosin nëse do ta respektojnë dëshirën e Diez ose të vazhdojnë me varrimin në varrin që ndodhet afër atij të prindërve të tij.

Në rastin e parë, Maradona do të merrte të njëjtin trajtim që në të kaluarën rezervohej vetëm për personalitete të kalibrit të Jose San Martin, simboli i pavarësisë argjentinase, Juan Domingo Peron dhe Evita Peron, ish-president dhe “primera dama”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit