Marash Kumbulla operohet në gjurin e djathtë, operacioni shkon me sukses

10 Maj 2023
11:04
Telesport
back button

Skuadra e Romës ka njoftuar përmes një deklarate në rrjetet sociale se mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla ka kryer një operacion në gjurin e djathtë. 23-vjeçari u dëmtua disa ditë më parë në ndeshjen që Roma luajti ndaj Milanit në kampionat, pas një përplasje me Giroud, duke lënë fushën pas 15 minutash lojë.

Operacioni në ligament ka shkuar mjaft mirë dhe është kryer nga doktor Andrea Panzeri në Milano, ndërkohë që Kumbulla është shoqëruar edhe nga stafi mjekësor i Romës. Klubi verdhekuq njofton se mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të qëndrojë disa ditë pushim absolut në klinikë para se të largohet prej saj.

Faza e rehabilitimit do të kryhet në Romë, pranë qendrës sportive të skuadrës verdhekuq dhe Marash Kumbullua do të ndiqet nga afër nga mjekët e klubit. Këtë sezon, mbrojtësi kuqezi është aktivizuar shumë pak nga trajneri Jose Mourinho, ndërkohë që edhe dëmtimet e kanë penguar të luajë më shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit