“Maratonomaku” i Interit drejt rinovimit deri më 2024, zbulohen detajet

5 Qershor 2020
15:59
Alfred Lleshi
back button

Rinovimi mes Marcelo Brozovic dhe Interit është një zhvillim në proces. Kështu njofton sot “Gazzetta dello Sport”. Sipas kësaj të fundit, mesfushori kroat do të nënshkruajë zgjatjen e bashkëpunimit me zikaltrit deri në vitin 2024, me një pagë prej 4 milionë euro në sezon. Klubi nga “San Siro” do ta përshpejtojë procesin, duke riparë edhe klauzolën prej 60 milionësh, të pranishme në marrëveshjen aktuale. Kroati është titullar i padiskutueshëm, teksa e veshi fanellën zikaltër për herë të parë mbrëmjen e 11 marsit 2018. Që nga ajo kohë e tutje nuk e hoqi kurrë.

Antonio Conte e ka si trashëgimi nga Spalletti mesfushorin kroat dhe rritjen e tij të jashtëzakonshme. Brozo është lider në gjithçka, në fushë dhe në dhomën e zhveshjes, ku di të imponohet, por edhe të rrëmbejë buzëqeshjet e shokëve, të çimentojë bashkimin e grupit. Duhet të kujtojmë se Brozovic është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në të gjithë Serie A, me një mesatare prej 12.523 metrash për ndeshje. Një “maratonomak” i vërtetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit