“Marca” bën parashikimin e pabesueshëm të derbit të Kupës së Mbretit: Real Madrid-Atlético Madrid 9-2….

26 Janar 2023
14:06
Alfred Lleshi
back button

Përpara se topi të fillojë të rrotullohet në “Santiago Bernabeu”, përdoruesit e “MARCA” kanë pasur mundësinë të zgjedhin një top-formacion ekskluziv si skuadrën perfekte. Kjo ka dalë nga një përzierje (e pamundur realisht) mes lojtarëve më të mirë të dy skuadrave të derbit të Madridit.

Kishte vetëm një kusht: sistemi i lojës duhej të ishte 1-4-3-3, i cili, nëse nuk ka ndonjë ndryshim në minutën e fundit, do të jetë opsioni i zgjedhur nga Ancelotti dhe Simeone për betejën e sotme në fushë. Kjo ka qenë “SuperOnce”, e zgjedhur pas më shumë se 40.000 votave në prestigjiozen sportive spanjolle:

Porta – Përdoruesit e “MARCA” ia besuan dorezat Thibaut Courtois për të mbrojtur portën e “SuperOnce”. Portieri belg mori 75% të votave në një përballje të drejtpërdrejtë me Jan Oblak, i cili edhe pse është në formë të jashtëzakonshme, nuk e mundi dot belgun. Pra, porta e këtij top-formacioni ka vetëm një pronar.

Courtois nuk e njeh humbjen që kur ballkanasi ka qenë portieri përballë tij. Nga 11 ndeshjet direkte, portieri belg ka fituar 6 dhe të tjerat (5) kanë përfunduar në barazim. Një përballje që filloi në vitin 2017, kur belgu ishte anëtar i Chelsea dhe Oblak filloi të konkurronte me Atlético Madridin.

Krahët e mbrojtjes – Përdoruesit e “MARCA” i kanë besuar punës së mirë të Nachos, futbollistit me përqindjen më të lartë të fitoreve në mesin e 13 lojtarëve në skuadrën aktuale të bardhë, që kanë luajtur më shumë se 100 ndeshje (70%).Futbollisti spanjoll mori 30% të votave për ta udhëhequr vetë sondazhin. Në krahun e majtë, Reinildo ia kalon me shumë pak vota Mendy. Diferenca përfundimtare është aq minimale sa që edhe përqindja (24%) është e njëjtë në të dyja rastet.

Qendra e mbrojtjes – Militao është kreu i dyshes qendrore të “SuperOnce”. Qendërmbrojtësi brazilian e largon rrezikun sa herë që Real Madridi vuan në fushë, thyen linjat me startet e tij. 37% e pjesëmarrësve në sondazhin e “MARCA” do t’ia besonin “jetën” atij. Alaba, një risi e madhe në skuadrën e Real Madridit për derbin e kupës, ka fituar një tjetër vend në “SuperOnce”, pas rikuperimit nga dëmtimi.

Mesfusha – Camavinga (20 vjeç), Ceballos (26 vjeç) dhe Valverde (24 vjeç) do t’i vënë këmbët dhe forcën fizike në shërbim të Ancelottit…, por përdoruesit e “MARCA” ende preferojnë modelin gjithmonë klasik Modric-Kroos (21% dhe 18%) përkatësisht. Nga “rojiblanco”, shpresa më e afërt për të hyrë në këtë 11-she ideale ishte i riu Pablo Barrios, i cili tashmë ka shënuar tre gola dhe dhënë një asist në ‘miniderbi’.

Sulmues – Në treshen e bardhë të sulmit gjithçka varet nga ajo se kë do të zgjedhë Ancelotti. Me mundësinë për ta parë Fede në mesfushë, Benzema dhe Vinicius do të luajnë përpara. Dyshimi i vetëm në këtë repart ishte mes Asensio dhe Rodrygo për krahun e djathtë. Këtë “SuperOnce”, futbollisti që do ta plotësonte treshen sulmuese do të ishte Antoine Griezmann, i cili fitoi 25% të votave (madje mbi yllin brazilian).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit