“Marca” e bën fakt të kryer: 200 milionë euro në vit, CR7 ka zgjedhur klubin e ri

30 Nëntor 2022
8:57
Alfred Lleshi
back button

Prestigjiozja spanjolle “Marca” shkruan për një akord të arritur tashmë mes Cristiano Ronaldos dhe Al Nassr. Ylli portugez vazhdon të ndërmarrë kësisoji hapa për të zgjidhur të ardhmen e tij:

“Lojtari 37-vjeçar është afër mbylljes së marrëveshjes me Al Nassr nga Arabia Saudite. Angazhimi (nënshkrimi) do të jetë për dy sezone e gjysmë. Shuma e operacionit është 200 milionë euro në sezon, duke përfshirë marrëveshjet e pagave dhe reklamave.

CR7, pasi rruga evropiane e tij duket të jetë shteruar, ka vendosur ta ulë diapazonin konkurrues, por është më shumë se i kompensuar nga aspekti ekonomik. Asnjë ekip nga kontinenti i vjetër nuk i afrohet as propozimit të bërë nga skuadra arabe.

As MLS nuk mund t’i afrohet, prandaj nuk ka pasur zgjidhje tjetër veçse të shikojë drejt një futbolli që edhe pse është në rritje, është më pak konkurrues. Sulmuesi gjendet pa skuadër pas konfliktit me drejtuesit dhe trajnerin e Manchester United.

Përballja me Ten Hag çoi në një duel që portugezi përfundoi duke e humbur. Futbolli arab po rritet, siç dëshmohet nga kalimi atje i lojtarëve të nivelit në vitet e fundit të karrierës së tyre. Drejtuesit kërkojnë të rinisin garën dhe e dinë që, nëse Cristiano Ronaldo arrin, do të jetë pretendenti kryesor për të marrë nxitjen e kërkuar mediatike.

Al Nassr drejtohet nga Rudi García dhe në listën e lojtarëve bie në sy prania e portierit kolumbian Ospina dhe spanjollit Álvaro González. Tani, skuadra e Ryad kërkon të rifitojë dominimin në kompeticionin vendas dhe të vendoset në hartën e futbollit botëror me praninë e Cristiano Ronaldos. Ndeshjet në shtëpi luhen në stadiumin “Mrsool Park”, me kapacitet 25.000 tifozë.

Al-Hilal është kampioni aktual i Ligës Saudite, një rival i madh i skuadrës në të cilën CR7 mund të shkruajë rreshtat e tij të fundit si futbollist profesionist. Verën e kaluar iu afrua portugezit, por një sanksion administrativ për dyfishimin e kontratave pengoi certifikimin e lëvizjes.

Tani marrëveshja me Al Nassr është gati të mbyllet. Nuk ka asnjë pengesë ligjore që e pengon. Po kështu, oferta stratosferike financiare ka bërë që portugezi të pranojë propozimin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit