Marca zgjedh më të mirët e viti: kurorëzon Benzema dhe yllin e Milan-it

1 Korrik 2022
15:55
Denis Hakanaj
back button

Karim Benzema është zgjedhur nga Marca futbollisti më i mirë i sezonit 2021/22. Media prestigjioze spanjolle ka publikuar renditjen e 100 lojtarëve më të mirë të sezonit të kaluar.

Podiumi është i gjithi madrilen, me Benzema në vendin e parë, i ndjekur nga Courtois në vendin e dytë dhe Vinicius në të tretin.

Për shkak të triumfit në La Liga dhe Champions League, renditja ka shumë lojtarë të Los Blancos. Në 10 vendet e para, pas podiumit, janë edhe Salah, Mbappe, Modric, De Bruyne, Leëandoëski, Van Dijk dhe Mane, nga vendi i katërt në të dhjetin.

Për sa i takon femomeneve Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ata janë pozicionuar respektivisht në vendin e 21-të dhe të 26-të.

I pari mes lojtarëve që luajnë në Serinë A është milanisti Rafael Leao, i cili është i pozicionuar në vendin e 15-të.

Në 50 vendet e para janë të pranishëm Vlahovic (27), Theo Hernandez (29), Lautaro Martinez (37), Maignan, Tomori, Tonali dhe Perisic, respektivisht në vendin e 42-të, 46-të, 47-të dhe 49-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit