Marchisio: Iniesta? Është e pashpjegueshme ajo që ka ndodhur

13 Shkurt 2020
15:53
Denis Hakanaj

Ish-mesfushori i Juventus-it, Claudio Marchisio, ka folur për Andres Iniesta në një intervistë të dhënë për DAZN.

“Iniesta? Është e pashpjegueshme si nuk e ka fituar Topin e Artë. Të shikosh atë të luajë, është si të shikosh Federer-in të luajë tenis: një kënaqësi e pastër”.

“Ai ka tre tru: një në këmbën e majtë, një të djathtën, një në kokë. Ai dinte të luante me të vërtetë futboll, ka arritur gjithmonë t’ia fshehë topin kundërshtarëve që ishin më të mirë se ai në aspektin fizik dhe atletik”, ka thënë Marchisio.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit