Marchisio këshillon Juven: Fokusohu tek e tashmja. Titulli? Interi është superior

2 Mars 2024
8:54
Alfred Lleshi
back button

Claudio Marchisio e ka gjithmonë Juventusin në zemrën e tij dhe di ta lexojë në perfeksion dinamikën e bardhezinjve. “Në këtë moment skuadra duhet të mendojë vetëm për të tashmen, – shpjegoi “Princi” në një intervistë me Gianni Balzarini.

– Ndeshja e fundit u fitua në sekondën e fundit, lojtarët duhet të vazhdojnë të besojnë në këtë mënyrë deri në fund. Vlerësimet dhe bilancet do të bëhen në qershor, vetëm atëherë do të kuptohet nëse ka qenë një sezon i mirë.

Deri para disa javësh ekzistonte edhe ëndrra e titullit, por përballë kishte një ekip që e meriton vendin e parë. Interi është superior si ekip, edhe në cilësi individuale. Për Juven, gjëja e rëndësishme është të kthehet në gara të rëndësishme si Liga e Kampionëve. Shumë nga djemtë që veshin fanellën bardhezi sot do të duhet të rriten, të fitojnë ndeshje për të qenë gati sezonin e ardhshëm”.

Gjithmonë ka shembuj të rëndësishëm për t’u ndjekur në “Continassa”. Ashtu si Rugani: “Daniele ka qenë gjithmonë gati në heshtje. Goli i tij ishte një çlirim i madh. Ky është shpirti që duhet të keni për të nderuar fanellën dhe klubin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit