Marchisio: Milan është më i fortë, ja çfarë duhet të bëjë Juventus

17 Shtator 2021
15:08
Denis Hakanaj

Claudio Marchisio ka folur në lidhje me ndeshjen e së dielës mes Juventus dhe Milan.

“Kuqezinjtë janë më të fortë tani sepse kanë bërë një punë shumë të mirë për rindërtimin e një skuadre që në vitet e fundit ka patur disa vështirësi dhe meriton të kthehet në nivelet e mëparshme”, ka thënë ish-mesfushori për Gazzetta dello Sport.

“Bardhezinjtë janë në një fazë rindërtimi, por duhet të tregojnë se janë në lartësinë e skuadrës që ka nisur një cikël fitues. Besoj se është normale të ketë disa vështirësi gjatë rrugës dhe duhet vetëm durim. Unë kam besim, por duhet kohezion dhe bindje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit