Marchisio zgjedh më të mirin e Italisë: Është i vetmi që…

5 Qershor 2021
21:35
Denis Hakanaj
back button

Claudio Marchisio, në një intervistë të dhënë për Rai Sport pas Itali-Republika e Çekisë 4-0, ka nënvizuar rëndësinë e Nicolo Barella në lojën e skuadrës së Mancini-t.

“Barella është një lojtar shumë i rëndësishëm për këtë kombëtare”, ka thënë ish-mesfushori i Juventus.

“Është mesfushori i vetëm që mund të bëjë disa gjëra të caktuara, ka aftësi specifike dhe arrin edhe të ndihmojë Berardi-n në krahun e djathtë falë aftësive të tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit