Marcus Thuram frymëzohet nga makthi i babai: “Ishte i tmerruar nga ai”

27 Qershor 2022
15:15
Denis Hakanaj
back button

Marcus Thruam, si të gjithë bijtë e artit, nuk ka një detyrë të lehtë. Duhet të çlirohet edhe nga mbiemri i tij me peshë. Fakti që luan në një pozicion ndryshe ndihmon, por edhe djali po bën pjesën e tij, duke ngjallur interesin e Inter-it prej disa kohësh.

Ndër të tjera, skuadra zikaltër ishte një nga kujtimet e para që e lidhi me Italinë. Lojtari pak kohë më parë ka dhënë një intervistë për France Football, e cila ka kujtuar një anekdotë mjaft argëtuese… lidhur me babanë Lilian.

IDHULLI – Thuram junior admiron babanë e tij, por luan në një rol tjetër. Atë të sulmuesit. Prandaj, ai është i frymëzuar nga Ronaldo. Jo CR7, por Fenomeni.

I gjithë “faji” është i frikës së babait të tij Lilian. “Kur isha shumë i vogël, idhulli im ishte Ronaldo, braziliani. Shpesh dëgjoja mamin dhe babin të flisnin për të. Kur luante kundër Ronaldos ishte i tmerruar. Dhe kjo e motivoi shumë.

“Unë kam një anekdotë të vogël për këtë. Si fëmijë kam pasur gjithmonë një batanije. Nuk doja ta lija. Kur nëna ime më tha se do t’ia jepnim Ronaldo-s, unë e lashë”.

EVOLUCION – Djali, nga ana tjetër, është nga ata që mëson shpejt. Pasi u përshtat shpejt me Bundesliga-n, ai mund të ishte i përshtatshëm për Serinë A.

“Më parë nuk e pasoja topin shumë, doja të kaloja kundërshtarin, më pëlqente të provoja të dribloja, por më pas ndryshova. Gjeta kënaqësi në gjëra të tjera, në pasimin e fundit, dhe te goli. Më pëlqen ende driblimi, por është një kënaqësi personale. Jam rritur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit