Maria Sharapova, unaza e fejesës vlen një pasuri

19 Janar 2021
22:07
Denis Hakanaj
back button

Maria Sharapova është larguar nga tenisi 26 shkurtin e 2020-ës, në moshën vetëm 32 vjeç, por rusja e bukur vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Disa javë më parë ka marrë unazën e fejesës nga ana e partnerit Alexander Gilkes, biznesmen britanik bashkëthemelues i shtëpisë së ankandit online Paddle 8 dhe një frekuentues i rretheve aristokrate më ekskluzive: ka marrëdhënie me princeshat Beatriz dhe Eugenia, vajzat e Sarah Ferguson, dhe një mik i afërt i Meghan Markle.

Marian ka thënë po, duke ia zbuluar unazën e saj ndjekësve në Instagram. Megjithatë, nuk dihet akoma asgjë mbi fatën e martesës.

Gjithsesi, disa detaje mbi xhevahirin janë zbuluar. Siç ka zbuluar një informator i të përditshmes angleze Daily Mail, bëhet fjalë  për një unazë të realizuar nga ekspertja angleze e gurëve të çmuar Jessica McCormack.

Guri me pesë karate është i realizuar në ar të bardhë dhe argjendtë me një diamant në qendër. Çmimi i unazës vlen një pasuri të vërtetë: 400.000 dollarë (mbi 330.000 euro).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit