Marijuanë dhe një karikator në çantë, arrestohet në aeroport ish-ylli i NBA-së

5 Gusht 2022
10:52
Telesport
back button

Ish-basketbollisti Iman Shumpert, kampion në NBA në vitin 2016 me skuadrën e Cleveland Cavaliers (bashkë me LeBron James në ekip), është arrestuar në aeropoprtin e Dallas. Në çantën e dorës që kishte me vete iu gjetën 170 gramë marijuanë, që ai donte ta transportonte në Los Anxhelos.

Shumpert kërkonte të merrte këtë sasi marijuana me vete në avion, por nuk është lejuar. Kontrolli ka njoftuar policinë, që ka ndalur 32-vjeçarin dhe më pas e ka arrestuar, duke e futur në qelinë e aeroportit. Pas një kontrolli të dytë, iu gjet me vete edhe një karikator me 14 fishekë, por jo armë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar, por u bë publike vetëm sot.

Lojtari u ndalua dhe akuzua vetëm për mbajtje të lëndëve narkotike dhe jo për armëmbajtje. Ai u lirua  pas disa orësh, pasi pagoi një gjobë dhe pritet që brenda gushtit të dalë para gjykatës. Sasia prej 170 gramësh marijuanë konsiderohet e konsiderueshme për transport ilegal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit