Marin frymë arkat e Interit, gati 100 mln euro “injektim” financiar!

28 Shtator 2022
17:21
Telesport

Interi ka publikuar zyrtarisht pasqyrat financiare për vitin 2021-22, duke konfirmuar rritje të të ardhurave dhe ulje të humbjeve. Situata financiare e zikalterve eshtë diskutuar shumë gjatë viteve të fundit, me pronarët e Suning që u goditën veçanërisht rëndë nga pandemia COVID dhe efektet e saj.

Raportet e sotme detajuan se si familja Zhang ishte gati për të injektuar 100 milionë euro në klub dhe gjërat kanë filluar të duken pozitive në kryeqytetin e Lombardisë. Siç njoftoi Interi, të ardhurat e tyre janë rritur me rreth 75 milionë euro gjatë vitit të kaluar.

Duke arritur në 439.6 milionë euro në total, një rritje e madhe mbi 364.7 milionë euro të regjistruara vitin e kaluar. Klubi e mbylli vitin financiar me humbje prej 140 milionë euro, një reduktim prej rreth 105 milionë euro krahasuar me humbjet prej 245.6 milionë euro të regjistruara vitin e kaluar.

Këto pasqyra financiare do të dorëzohen për miratim në mbledhjen e aksionerëve Inter, të mbajtur në fund të muajit të ardhshëm. Klubi duket se po rikuperohet mirë pas vështirësive të epokës së COVID.

Bordi i Drejtorëve të Interit do të mbahet sot për prezantimin e llogarive 2021/22. Sipas La Gazzetta dello Sport, aksioneri mazhoritar Suning ka dhënë tashmë gatishmërinë e tij për të futur likuiditete të reja në arkat e klubit për të mbuluar humbjet e buxhetit të fundit, me një shifër që kalon 100 milionë euro.

Tashmë në vitin 2021, Suning kishte dhënë një kredi aksionerësh për 75 milionë euro, duke ndarë një pjesë të 275 milionëve të huazuar nga fondi Oaktree me bazë në Kaliforni në arkën e Interit në formën e një kredie përmes Great Horizon, filialit të pronës kineze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit