Marku flet pas triumfit ndaj Luisetto: Fitorja për fansat, sfidën e radhës e dua në Tiranë

21 Nëntor 2021
0:23
Telesport
back button

Boksieri shqiptar Florian Marku, në një intervistë për “Sky Sports” pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Jorick Luisetto, ka shprehur emocionet e tij për mbrojtjen e titullit kampion bote në kategorinë IBF International, pesha “welter” (pesha deri 67kg).

Jam shumë i lumtur për fitoren dhe falënderoj tifozët e shumtë sot në Londër. Ju dua të gjithëve dhe deklaroj se ky është vetëm fillimi për mua. Falënderoj edhe fansat britanikë që më mbështetën. Boksi është jeta ime. Kjo fitore u përket fansave të mi”, tha Marku.

Sfida ishte e fortë, uroj që fansat të jenë kënaqur. Kjo ishte sfida që kisha përgatitur. Unë u përpoqa ta hidhja rivalin KO, por u mbrojt mirë”, tha Marku, që në lidhje për sfidantin e radhës, shtoi: “Jam gati të përballem me këdo në këtë peshë. Cilindo që do të më sjellin në ring jam gati të përballem me të”.

Në fund, Marku konfirmoi dëshirën e tij për një duel në Tiranë, para publkikut shqiptar: “Do të doja shumë ta zhvilloja aty një ndeshje, në Tiranë, në Shqipëri, para fansave të mi. Gjithsesi, tani do të pushoj disa ditë , pasi gruaja ime është shtatzënë dhe së shpejti do të lindë. Më pas do të rikthehem në punë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit