Marotta flet për Lautaron: Merkatoja është e paparashikueshme, ja kush është objektivi i Interit!

2 Dhjetor 2019
16:41

Interi mori një triumf me mjaft vlera ndaj Spal një ditë më parë, duke u ngjitur në krye, me heroin e sfidës që ishte Lautaro Martinez, i cili shënoi dy golat e zikaltërve.

“El Toro” është përfolur për një kalim te Barcelona dhe pikërisht në lidhje me këtë çështje ka folur së fundmi Beppe Marotta. Drejtori ekzekutiv i Interit, përveçse ka folur mbi të ardhmen e Lautaros, ka treguar edhe objektivin e klubit.

“Lautaro është një lojtar i mirë. Është i lumtur dhe ndihet rehat tek ne. Interi dhe Suning kanë të dyja një objektiv: Të përmirësohen dhe që të përmirësohesh nuk mund të heqësh dorë nga lojtarët e tu, por sidoqoftë merkatoja është e paparashikueshme. Gjithashtu, është edhe pjesa e dëshirës dhe vullnetit të lojtarit, ku ata zgjedhin se çfarë do të bëjnë. Gjithsesi, nuk është momenti të flasim për rinovimet apo transferimet.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit