Marotta ndërton Inter-in e së ardhmes, tenton të befasojë Juventus-in

13 Dhjetor 2019
22:24
Denis Hakanaj
back button

Objektivi i parë për Inter-in e së ardhmes? Një bazë me lojtarë italianë.

Sepse e njohin më mirë Serinë A, sepse krijojnë një grup të fortë dhe sepse janë në gjendje t’i përcjellin vlerat e klubit talenteve që vijnë nga jashtë.

Beppe Marotta i ka ndërtuar gjithmonë skuadrat e tij mbi një bazë italiane. Kështu do të jetë edhe për Inter-in. Objektivat janë ambiciozë. Jo vetëm Federico Chiesa, ëndrra e zikaltërve për verën e ardhshme.

Sipas Gazzetta dello Sport, milanezët duan edhe Sandro Tonali-n, talentin e Brescia-s. Problemi është se për atë është vënë prej kohësh në lëvizje Juventus-i. Megjithatë, zikaltrit janë të vendosur dhe do të kërkojnë të befasojnë rivalët brenda një kohe të shkurtër.

Të nisin negociatat në janar dhe t’i mbyllin në qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit