Marotta: Nuk mund ta lëmë të na shpëtojë nga duart

19 Janar 2019
22:00
Denis Hakanaj
back button

Beppe Marotta, administratori i deleguar i Inter, ka konfirmuar praktikisht kalimin e Diego Godin te zikaltrit. "Është një lojtar që nuk duam të na shpëtojë nga duart", ka thënë ai.  

"Nuk kemi asnjë dyshim se Mauro Icardi do të qëndrojë me ne, e vetmja gjë për t'u përcaktuar është dita e takimit për të nënshkruar marrëveshjen". 

Në lidhje me Godin: "Dua të theksoj se Inter është një klub shumë tërheqës dhe shumë lojtarë dhe menaxherë kanë trokitur në derën tonë. Kjo na bën të ndihemi të vlerësuar, sepse do të thotë se jemi një pikë referimi në botën e futbollit". 

"Ka kampionë që janë të gatshëm të vijnë dhe ne nuk duam që të na shpëtojnë nga duart, Godin është një prej tyre. Dua të theksoj gjithashtu se ai do të jetë një lojtar i lirë në qershor". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit