Marotta rrëfen emocionet e derbit dhe zbulon kur kthehet Icardi

19 Mars 2019
9:44
back button

Drejtori i deleguar i Inter-it, Beppe Marotta është ndalur të flasë për mediet në lidhje me derbin e tij të parë në shtëpinë zikaltër.

“Përjetova emocionet e derbit tim të parë të Madonninas. Gëzimi pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit ishte i madh, sepse vinim pas një momenti negativ. Marrja e fitores me një lojë të bukur na jep besim për të ardhmen”, tha Marotta.

Si zakonisht nuk mund të mungonte një deklaratë për çështjen “Icardi” dhe këtë herë duket se drejtuesi i Inter e shikon me pozitivistet dhe pret që argjentinasi të kthehet në fushë sapo të mbarojë terapinë.

“Me Mauron jemi sjellë ashtu siç do të kishte bërë një kryefamiljar. Tani shpresoj që situata me të të zgjidhet sa më parë. Icardi është një djalë i zoti dhe mund të na ndihmojë shumë. Kur te mbarojë terapinë me gjurin, do të kthehet në fushë. Ky është urimi im”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Icardi nuk luan me Inter që prej 9 shkurtit, teksa iu hoq shiriti i kapitenit dhe ai braktisi skuadrën me arsyetimin se vuan nga një dëmtim në gju.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit