Marotta sfidon Juventusin për mbrojtësin italian, ofron më shumë para

22 Janar 2019
10:43
Alfred Lleshi
back button

Ka ende rivalitet mes Juventusit dhe Interit në merkato, i intensifikuar ky sidomos pas emërimit të Giuseppe Marotta si menaxher i zikaltërve. Mediat italiane bëjnë me dije sot se ish-drejtuesi i lartë bardhezi ka rënë dakord me Matteo Darmian, për ta transferuar atë në “San Siro”. 

Për më tepër, mbrojtësi italian i Manchester United e ka pëlqyer gjithmonë Marotta-n, i cili deshi ta merrte te “Zonja e Vjetër” verën e kaluar, para se kjo e fundit të mbyllte “operacionin Cancelo”.

Dhe tani, Interi, sipas “La Gazzetta dello Sport”, mund të përfitojë për të rrëmbyer Darmian. Për më tepër, oferta e Interit ndaj lojtarit, e barabartë me 3.5 milionë euro në vit, do të ishte më e lartë se ajo e Juventusit, e cila vendos një rrogë prej 3 milionë eurosh “në pjatë”.

Formula e transferimit, nga ana tjetër, është praktikisht e njëjtë: një huazim prej 3 milionë euro, me një të drejtë shpërblimi prej 8 milionë eurosh.

Ardhja e mundshme e Darmian tek Interi mund të përjashtojë qëndrimin e Vrsaljko te zikaltrit, për shpengimin e të cilit nga Atletico Madrid ka më shumë se disa dyshime.

Megjithatë, Juventusi, sipas “La Gazzetta dello Sport”, nuk ka hequr dorë plotësisht nga Darmian, sepse Cuadrado, pas operacionit në gjunjë, ka gjasa të mbetet jashtë fushave më shumë se tre muajt e planifikuar fillimisht. Me pak fjalë, derbi italian ka filluar zyrtarisht në merkato. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit