Marotta: Spinazzola-Politano? Shumë zhurmë për asgjë, ja e vërteta!

19 Janar 2020
17:47
back button

Drejtuesi i Interit, Beppe Marotta, ka hedhur dritë mbi shkëmbimin e dështuar mes Spinazzolas dhe Politanos, që u kthye në një komedi duke qenë se dy lojtarët udhëtuan në Milano dhe Romë. “Eshtë folur shumë për këtë histori dhe janë thënë shumë gjëra të pavërteta. Fakti është që si Politano, ashtu edhe Spinazzola janë dy djem të mbarë, dy profesionistë. Nuk duhet të përflitej kaq shumë. 

Por, në një akord merren parasysh të gjitha. Nuk po flasim për pak para, por një vlerësim që shkon bashkë me kontratat dhe taksat 55 mln euro, ndaj duhet të vlerësojmë çdo aspekt, si psikologjik, ashtu edhe fizik e ekonomik. Spinazzolan e njoh që te Juventusi dhe u tregua shumë i respektueshëm, ashtu si edhe Politano”.

“Pse Politano me shallin e Romës kur asgjë nuk ishte arritur ende? Nuk e di, Spinazzola nuk doli me shall, mos më pyesni mua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit