Marotta “thumbon” Juven: Më 15 maj vijmë si kampionë në Torino, ta kemi fatin në dorë…

4 Maj 2021
9:15
Alfred Lleshi
back button

Ekziston edhe “firma” e Beppe Marotta në triumfin e Interit në kampionat. Menaxheri, i cili u bashkua me zikaltrit në dhjetor 2018, pasi mbylli ciklin e tij të jashtëzakonshëm fitues te Juventusi, ka punuar shumë gjatë viteve për të siguruar që ekipi milanez të kthehet në nivelet më të larta të Serie A.

Vetë Marotta, duke folur për “Tuttosport”, shpjegoi se si nuk e sheh këtë titull të fituar me Interin si një lloj hakmarrje karshi Juventusit: “Jo, asgjë nga këto. Titulli i Interit është një ëndërr profesionale e realizuar. E imagjinoj se do të jetë kënaqësi të kthehem si kampion italian në Torino, të shtunën e 15 majit, për të vendosur fatin e Juves në Champions. Kjo është bukuria e sportit”.

Aventura e Juventusit përfundoi në një mënyrë të papritur: “Përvoja e Torinos më ka dhënë shumë, përveç largimit të hidhur, nëse duam ta përcaktojmë kështu. Unë kam ruajtur marrëdhënie të mira me të gjithë atje, përveç Paratici, por qasja është më shumë njerëzore sesa profesionale. Jam një menaxher i përkushtuar ndaj klubit për të cilën punoj, kështu ishte edhe në shtator 2018…”

Ditët e fundit ka pasur nga ata që kanë folur për një kthim të bujshëm të Marotta te Juventusi: “Unë e përjashtoj këtë mundësi. Është një eventualitet që nuk është marrë kurrë në konsideratë dhe as më së paku nuk kam marrë kurrë kërkesa nga Torino. Ka vetëm Inter”.

Dëshira e CEO zikaltër është të fitojë përsëri me Interin, së bashku me Antonio Conte: “Me Antonio duam të hapim një cikël të gjatë dhe të suksesshëm. Garancia absolute është ai. Trajneri nguliti mentalitetin fitues në ekip. Ky është titulli i pestë që Conte ka fituar në dhjetë vite. Ai është më i miri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit