Marquez heq dorë nga titulli: Jam larg më të mirëve

14 Maj 2021
9:47
Telesport
back button

Marc Marquez do të zhvillojë këtë fundjavë në pistën e Le Mansh garën e tretë sezonale në MotoGP. Piloti spanjoll i rikthyer në pistë pas 9 muajsh dhe pas 3 operacionesh në shpatull nuk është ai kampioni i dikurshëm. Duket se Marquez ruhet shumë në pistë nga rrëzimet, që mund t’ia mbyllin para kohe karrierën.

Në Le Mansh jam po në të njëjtat kushte si në Jerez, dy javë më parë. Kam kryer ditët e fundit një tjetër kontroll dhe gjërat duken mirë. Kjo është pozitive pas rrëzimit që pata në Jerez. Me këtë ritëm, besoj se do të jem në formën optimale në pjesën e dytë të sezonit, për të garuar për fitoren”, tha Marc Marquez.

Spanjolli pranon se këtë sezon nuk ka asnjë shans të duelojë për titullin, pasi rivalët janë më lart se ai. “Jam ende larg formës dhe nuk dua të rrezikoj për të shkuar përtej limiteve. Honda është e shpejtë, por ende trupi im nuk është në gjendje të konkurroj për fitoren. Këtë gjë do ta synoj vitin tjetër”, tha Marquez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit