Marquez kërkon të bëjë paqe me Rossi: Nuk ka një tjetër si ai

30 Dhjetor 2021
12:15
Telesport
back button

Paqja mes spanjollit Marc Marquez dhe italianit Valentino Rossi nuk ka ndodhur edhe pasi ky i fundit vendosi të tërhiqej nga MotoGP. Dy pilotët kanë vite që kanë një marrëdhënie formale mes tyre, pas polemikave që kanë patur në vitin 2015. Gjithsesi, spanjolli kërkon të bëjë hapin e parë drejt pajtimit me Rossi.

Ka fituar shumë dhe ka bërë jashtëzakonisht shumë për motoçiklizmin. Ka ngjallur te njerëzit anembanë botës pasionin dhe interesin për këtë sport. Kjo është diçka e papërsëritshme, ndaj MotoGP duhet ta falënderojë”, tha Marquez.

Vitin tjetër Rossi nuk do të jetë më në pistë, por ngjyra e verdhë do të vijojë të dominojë në pista. Jam i bindur se gjysmat e fansave do të jenë ende të mbushura me flamujt e tij. Nuk kemi një marrëdhënie të mirë dhe të dy e kemi pranuar këtë gjë. Gjithsesi, nuk e mohoj atë që ai ka bërë për sportin tonë”, tha Marquez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit