Marquez merr lajmin e mirë, në pistë për testet dimërore me Honda

26 Janar 2022
13:42
Telesport
back button

Marc Marquez do të zbresë normalisht në pistë në testet që MotoGP do të zhvillojë në pistën e Sepang në datat 5-6 shkurt të këtij viti. Lajmin e zyrtarizoi motori Honda, që tha se piloti spanjoll do të marrë pjesë në testet zyrtare dimërore që do të zhvillohen javën e ardhshme në Malajzi.

8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit ka marrë “OK”-in nga mjekët për të zbritur në pistë pas probleme që pati me shikimin (diplopia) muajt e fundit, duke mos marrë pjesë në dy garat e fundit të vitit 2021. Ai qëndroi gati 2 muaj pushim, ndërkohë që javët e fundit ka bërë disa teste në pistë.

Të hënën, më 24 janar, Marquez i është nënshtruar një tjetër kontrolli mjekësor, që konfirmoi se trajtimi mjekësor ka patur sukses të plotë dhe Marc Marquez mund të pilotojë një motor të MotoGP, duke nisur nga testet e para dimërore në pistën e Sepang”, thuhet në komunikatën e Honda.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit