Marquez: Pas sherrit me Rossi isha më i motivuar për të fituar në Misano

16 Shtator 2019
13:15
Telesport
back button

Marc Marquez ka hedhur një tjetër hap drejt rikonfirmimit kampion bote në Moto GP. Piloti spanjoll i Honda triumfoi në garën e Çmimit të Madh të San Marino, zhvilluar në pistën e Misano, e cila konsiderohet si “shtëpia” e rivalit Valentino Rossi.

Marquez dhe Rossi patën një incident mes tyre gjatë provave zyrtare, që përfundoi me gjeste e polemika. “Ajo që ndodhi gjatë provave më motivoi edhe më shumë, për ta fituar me çdo kusht këtë garë në shtëpinë e tij”, tha Marquez, që ka 93 pikë avantazh ndaj Andrea Dovizioso në renditje.

E dija që nuk ishte e detyrueshme fitorja, pasi Dovizioso ishte pas meje dhe Rins ishte rrëzuar. Por isha i motivuar në maksimum për ta fituar këtë garë këtu në Misano. Qëndrova pas Quartararo dhe në xhiron e fundit kreva parakalimin”, u shpreh Marquez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit