Marquez poston foton e operacionit, ja shenjat në shpatullën e kampionit të botës

27 Qershor 2022
13:25
Gentian Spiri

Pasi kreu në Amerikë operacionin e radhës në shpatullën e djathtë, piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez është rikthyer në vendlindje, ku ka nisur fazën e rehabilitimit. 8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit ndodhet në plazh me pushime.

Në rrjetet sociale, ai ka postuar foto nga shenjat që kanë mbetur në shpatull pas operacionit. Një shenjë e frikshme në krahun e djathtë, që krijon mjaft dilema për të ardhmen e Marquez, pasi pamjet nuk janë shumë inkurajuese.

Edhe pse mjekët u shprehën se rehabilitimi po shkon mirë, këto pamje janë vërtet drithëruese në lidhje me të ardhmen. Fotoja tregon se rikuperimi ka për të qenë i gjatë dhe i vështirë deri në rikthimin në pistë.

Në harkun kohor të dy viteve, ai kreu katër opracione në krahun e djathtë, por asnjëherë dhimbjet nuk u larguan përfundimisht. Pas disa javësh Marquez do të kryejë një tjetër kontroll në shpatull, por ky sezon është i mbyllur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit