Marquez pranë rikthimit, përfshihet në listën e pilotëve për garën e Portimao

8 Prill 2021
9:41
Telesport
back button

Pas dy garash pushim (atyre të zhvilluara në pistën e Losail), piloti spanjoll Marc Marquez është pranë rikthimit në pistë. Duket se ish-kampioni i botës në MotoGP, i operuar 3 herë gjatë vitit të kaluar (për herë të fundit në dhjetor), është gati të garojë sërish në pistë.

Marquez, më 12 prill, do të kryejë një vizitë të fundit mjekësore në Madrid, për të marrë “OK”-in e mjekëve që e operuan. Spanjolli i Honda synon të jetë në pistë më 18 prill, në garën e tretë sezonale të MotoGP, që zhvillohet në pistën e Portimao (Portugali).

Honda kërkon ti paraprijë këtij rikthimi dhe ka përfshirë Marquez në listën e pilotëve që do të jenë në garën e Portimao. Gjithsesi, “fjalën e fundit” do ta thonë mjekët e MotoGP, që më 15 prill do të ballafaqeohen me pilotin spanjoll, para se të nisin provat e lira të ditës së premte.

Gara e fundit e Marc Marquez në pistë daton në korrik të vitit të kaluar, kur në garën e parë sezonale ë vitit 2020, ai u rrëzua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit