Marquez rikthehet protagonist, “pole position” mes rrebeshit në Japoni

24 Shtator 2022
10:04
Telesport
back button

Marc Marquez me Honda siguroi sot paradite “pole position” në pistën e Motegi, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Japonisë në MotoGP. Piloti spanjoll realizoi një kohë të mirë në një pistë të lagur për shkak të shiut të dendur që binte vazhdimisht, duke bërë që provat zyrtare të nisnin me shumë vonesë.

Një rezultat i jashtëzakonshëm i Marquez, rikthyer në pistë një javë më parë pas operacionit, duke treguar se pavarësisht dhimbjeve është një kampion. Në vendin e dytë u rendit francezi Johann Zarco me Ducati Pramac më pas afrikano-jugori Brad Binder me KTM. Këta tri pilotë do ta nisin nesër garën nga vija e poarë e startit.

Në pistën e lagur të Motegi zhgënjyen pilotët që synojnë titullin kampion. Francezi Fabio Quartararo me Yamaha u klasifikua në vendin e nëntë, ndërsa italiani Francesco Bagnaia (Ducati) do ta nisë garën nga vendi i 12-të. Më mirë u rendit, Aleix Espargaaro me Aprilia, i gjashti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit