Marquez triumfon në Amerikë, Quartararo prenoton titullin

4 Tetor 2021
8:19
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, u shpall fitues i garës së Çmimit të Madh të Amerikës në MotoGP. Ai preu i pari vijën e finishit, në një garë të dominuar nga 8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit.

I dyti u klasifikua francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, që la pas italianin e Ducati, Francesco Bagnaia. Ky i fundit e nisi garën nga “pole”, por nuk mund të shkojë më shumë se vendi i tretë. Për sa i përket garës, ajo u dominua nga Marquez.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të MotoGP, Quartararo hedh një tjetër hap drejt titullit të parë kampion në MotoGP, teksa avantazhi ndaj Bagnaia tashmë është 52 pikë, ndërkohë që kanë mbetur edhe tri gara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit