Marquez vë në resht rivalët, “pole” në La Mansh, Rossi synon podiumin

18 Maj 2019
15:24
Telesport
back button

Marc Marquez me Honda ka siguruar “pole position” sot në pistën e La Mansh, e vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Francës në Moto GP (gara do të zhvillohet ditën e diel, ora 14:00). Piloti spanjoll ndali kronometrin në kohën 1’40”52, duke qenë më i shpejti në pistë, i shkëputur ndjeshëm nga rivalët.

Surprizë vendi i dytë i italianit Danilo Petrucci me Ducati, gati 4 të dhjetat më i avashtë. Vija e parë e nisjes do të kompletohet nga motorit Ducati Pramac i australianit Jack Miller, i treti. Pas tij u renditën tri pilotë italianë me tri motorë të ndryshëm: Andrea Doviziozo (Ducati), Valentino Rossi (Yamaha) dhe Francoo Morbidelli (Yamaha Petronas).

Gjithsesi, duket se të gjithë rivalët do të jenë në ndjekje të Marquez, kryesuesi i Botërorit, që edhe në këtë garë është favorit. Vetëm i teti spanjolli Jorge Lorenzo me motorin tjetër Honda, ndërsa Mavrick Vinales me Yamaha u klasifikua në vendin e 11-të. Një rezultat disi zhgënjyes për Vinales, që dje dha kohën më të shpejtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit