Marquez zbulon makthin: I trembem shumë atij, një ditë do më dalë kundër

21 Qershor 2019
11:51
Telesport
back button

“Dhurata” që Jorge Lorenzo i bëri Marc Marquez në garën e fundit në Barcelonë (rrëzoi 3 pilotë) bëri që kampioni i botës në Moto GP të shkëputet 37 pikë nga ndjekësi më i afërt Andrea Dovizioso. Për shumë ky avantazh i garanton spanjollit një rrugëtim të lehtë te titulli kampion, por Marquez shprehet se asgjë nuk është e mbyllur.

Ndjesitë janë të mira dhe duhet të vazhdojmë kështu. Gjithsesi, kur më thonë se titulli kampion është një çështje e mbyllur inatosem. Kemi zhvilluar vetëm 7 gara, ka ende edhe 12 të tjera. Dhe në këtë drejtim, gjithçka mund të ndodhë. Mjafton të shihni se çfarë ndodhi në Barcelonë… Ne do të përpiqemi të menaxhojmë mirë këtë avantazh”, tha Marquez.

Në fund, spanjolli shprehet se rivali i tij kryesor për titull mbetet Andrea Dovizioso me Ducati. “Është i shpejtë dhe konstant në çdo garë. Gara e radhës është në Assen, një pistë që nuk më përshtatet shumë, ndaj duhet kujdes për të marrë maksimumin prej saj. I trembem fatit të keq se mos një ditë më del kundër”, u shpreh Marquez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit