Marquinhos: Neymar ndihet i keqkuptuar. Ja çfarë donte të thoshte

20 Tetor 2021
15:43
Denis Hakanaj
back button

Ka lajmëruar se nuk e di nëse do të ketë forcën për të luajtur një Botëror tjetër pas Katar 2022. Po flasim për Neymar, ylli i PSG dhe Brazilit, i cili ka befasuar botën e futbollit me fjalët e tij.

Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe Marquinhos, shoku i tij te Brazilit.

“Njerëzit flasin shumë, Neymar ndihet i keqkuptuar”, ka thënë mbrojtësi për TNT Brazil.

“Nuk e di si do të jetë pas Kupës së Botës (2022), nuk e di nëse do të jetë në nivele të larta për katër vite të tjerë”.

Marquinhos ka folur më pas për ndeshjet aktuale:

“Është i  përqendruar te ndeshjet tani, nëse Zoti do të dojë, do të mund të luajë edhe ndeshjet e ardhshme dhe Botërorin e ardhshëm. Unë shpresoj të jem me të. Rruga është e gjatë para Botërorit pasardhës. Këto donte të thoshte Neymar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit