Marrëveshja, ja shuma marramendëse që do të gjenerojë revanshi Joshua-Usyk

28 Qershor 2022
10:32
Telesport
back button

Revanshi i peshës së rëndë në boks mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Anthony Joshua pritet të gjenerojë deri në 80 milionë dollarë të ardhura. Kjo është shifra që synojnë të mbledhin nga kjo sfidë organizatorët e saj.

Dueli do të zhvillohet më 20 gusht në Jeddah të Arabisë Saudite, sfidë ku Usyk do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë (IBF, WBA e WBO). Ukrainasi ka fituar me vendim unanim sfidën e parë, zhvilluar në shtator të vitit të kaluar.

Organizatorët synojnë të arkëtojnë 20 milionë dollarë më shumë se sfida e parë që Joshua ka zhvilluar në Lindjen e Mesme (60 milionë $), kur mposhti Andy Ruiz (2019). Kjo falë një marrëveshje të mirë që organizatorët kanë arritur me sponsorët arabë.

Ende nuk janë vendosur çmimet e shitjes PPV (pay per view-paguaj për ta parë) të kësaj sfide, që do të ndiqet on-line anembanë botës. Pritet që fituesi i këtij revanshi të duelojë po në Arabi, në dhjetor të këtij viti, ndaj Tyson Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit