Marrëveshja me Whyte duket e pamundur, ja dy opsionet e “Planit B” për Tyson Fury

18 Janar 2022
13:28
Gentian Spiri

Marrëveshja për të mbrojtur titullin kampion bote në peshën e rëndë ndaj Dillian Whyte duket e vështirë për t’u arritur për Tyson Fury. Dy boksierët britanikë ende nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për sa i përket anën financiare dhe sot është afati i fundit për të arritur një kompromis.

Whyte kërtkon një ndarje 60-40 të të ardhurave në favor të Fury, ndërsa ky i fundit kërkon që paratë të ndahen 80-20 në favorin e tij, duke qenë se mban titullin kampion (kategoria WBC) dhe është i pamposhtur.

Gjithsesi, stafi i Fury është duke negociuar edhe me emra të tjerë dhe sipas promotorit të njohur Bob Arum, ka një Plan B. Në këtë plan janë 37-vjeçari gjerman Manuel Charr (32 fitore, 4 humbje) si dhe suedezi 38-vjeçar Robert Helenius (21 fitore, 3 humbje).

Të dy këta boksierë kanë fituar 3 përballjet e fundit në ring. Pritet që Tyson Fury, i pamposhtur në ring (31 fitore, 1 barazim) të duelojë në mars të këtij viti, në Britaninë e Madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit