Marrin fund dilemat, Canaj vendos për Vllazninë

10 Prill 2019
15:45
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më dilema, trajneri Agim Canaj rikthehet në stërvitje me Vllazninë. Numri një i stolit paraqiti dorëheqjen vetëm 1 javë pas zyrtarizimit në krye të kuqebluve për shkak të presioneve të shumta që kishin ardhur drejt tij. Ai menjëherë pas ndeshjes së fituar ndaj Besëlidhjes u paraqit pranë Bashkisë dhe "la" ekipin. 

Udhëtim drejt Anglisë, stërvitja e pezulluar dhe shumë pasiguri për të ardhmen. Zëvendëstrajneri Safet Osja dhe trajneri i portierëve Ideal Lekiqi morën përsipër stërvitjen e shkodranëve deri në rikthimin e Canajt. Ky i fundit ka zhvilluar ditën e mërkurë stërvitje me ekipin. 

Tekniku është paraqitur në fushën sportive të Shtojit dhe prej orës 15:00 po drejton ekipin. Me këtë mënyrë marrin fund dhe dilemat në lidhje me të ardhmen e ekipit shkodran që largon paksa tensionin, por nuk dihet nëse i është dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj situate. Kanë qenë bisedat e shumta me Administratorin Suad Lici që kanë bindur Canajn të rikthehet. Problematike te Vllaznia është presioni i jashtëm për përfshirjen në formacion të lojtarëve të caktuar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit