Martin triumfon në garën sprint në Tajlandë dhe ngushton diferencën me Bagnaia

28 Tetor 2023
18:54
Telesport
back button

Në pistën e Buriram, u zhvillua sot gara sprint në MotoGP, e vlefshme për Cmimin e Madh të Tajlandës. Fitues i kësaj gare doli piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, që rihap garën për titullin kampion.

Ai la pas afrikano-jugorin Brad Binder me KTM (i dyti) si dhe italianin e VR46 Racing Team, Luca Marini (i treti). Vetëm i shtati kryesuesi i renditjes, italiani tjetër Francesco Bagnaia me Ducatin zyrtar.

Bagnaia vijon ende të kryesojë renditjen, me 18 pikë më shumë se Martin, ndërkohë që nesër do të zhvillohet gara e Tajlandës. Për sa i përket garës, ajo u dominua nga spanjolli, që po tregon një formë të mirë sportive.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit