Martinez bën mrekullinë, gafat e Chelsea-t i dhurojnë avantazhin Villa-s (Pamjet)

1 Prill 2023
19:18
Denis Hakanaj
back button

Chelsea është kthyer në fushë për javën e 29-të të kampionatit anglez dhe luan në shtëpi kundër Aston Villa-s. Skuadra e Potter nuk po kalon një sezon aspak të mirë dhe është në kërkim të pikëve për të mbajtur gjallë ëndrrën Champions.

Londinezët, në fakt, mbajnë vendin e 10-të në renditje me pikë të barabarta me Aston Villa-n, ndërsa zona Champions është dhjetë pikë larg, por Blues kanë një ndeshje më pak.

Pjesa e parë nuk ka shkuar mirë për Chelsea-n. Miqtë, në fakt, kanë shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh 1-0 falë golit të shënuar nga Watkins në minutën e 18-të.

Një gol që ka ardhur pas një gabimi në mbrojtje nga ana e Cuçurella-s, i cili ka nxjerrë jashtë loje Koulibaly dhe i ka dhënë një asist perfekt rivalit i cili e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

PRITJA E MARTINEZ – VIDEO

Protagonist për keq ka qenë edhe Mudryk, i cili ka pasur shansin të kalojë në avantazh Chelsea-n në minutat e para të ndeshjes, por është ndalur nga një super pritje e Dibu Martinez.

GOLI I ASTON VILLAS – VIDEO

Ukrainasi ka pasur një rast akoma më të mirë në minutën e 31-të të takimit, por edhe këtë herë e ka shpërdoruar. Pasi ka dalë i vetëm përballë Martinez, sulmuesi i vendasve ka lëshuar një gjuajtje shumë të dobët që është ndalur pa probleme nga portieri argjentinas.

RASTI I HUMBUR NGA MUDRYK – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit