Martini dhe Kallaku në unison: Nuk na kënaq barazimi ndaj Partizanit

25 Nëntor 2021
14:35
Alfred Lleshi
back button

Partizani-Teuta është kryesfida e javës së dhjetë të Superiores. Me këtë duel starton faza e dytë e kampionatit, e cila do t’i ftojë dy tifozëritë respektive në “Elbasan Arena”, prej orës 16:45 të së premtes. Në konferencën e zakonshme për shtyp nga kampi durrsak ka dalë trajneri Edi Martini dhe Sherif Kallaku. I pari ka nënvizuar:

“Ne bëjmë analiza ndeshje pas ndeshjeje. Ka pasur disa gjëra që nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, për shumë arsye. Sidoqoftë, nuk është momenti të qahemi, por të bëhemi gati për Partizanin. E udhëzoj skuadrën që në çdo ndeshje të bëjë lojën e vet, të mos niset nga kundërshtari përballë.

Kujt i druhem te Partizani? E respektoj këtë kundërshtar, sepse është emër i madh. Atëherë kur ndodhet në ujra të turbullta, Partizani bëhet ekip më i rrezikshëm. Ky kampionat ka rivalitet të madh, do të jetë i luftuar sin ë sezonin e shkuar”.

Nga ana e tij, mesfushori Kallaku shtoi: “Jam mësuar të marr shumë përgjegjësi, po mundohem të përmirësohem nga ndeshja në ndeshje. Jam gradualisht në rritje. Më vjen shumë keq për pikët e lëna ndaj Skënderbeut, ndeshjen e fundit. Kemi luajtur mirë, por nuk patëm fat, u ndëshkuam nga hiçi.

Me një gol diferencë ndeshja nuk është kurrë e fituar, na ndodhi edhe me Kastriotin, duhet të shënojmë golin e dytë. Ndeshja me Partizanin? Kam shumë besim se nesër do të dalim me 3 pikë nga fusha. Kjo është ndeshja e duhur për t’u kthyer te fitorja. Personalisht do të zhgënjehesha edhe nëse ndeshja del në barazim”.

 

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit