Martini: Tiranën e ka ndihmuar Zoti, nuk bëjmë llogari! Kukësi i letrës me atë të fushës…

18 Shkurt 2020
13:37
back button

Trajneri i Teutës, Edi Martini, i ftuar te emisioni “Pressing” në ABC News, ka folur rreth gjendjes së ekipit durrsak, teksa fitorja e arritur 3-1 ndaj Vllaznisë nuk i ka pëlqyer totalisht, të paktën në paraqitje: “Duhet të bëjmë më shumë dhe këtë e dimë! Edhe ndaj Luftëtarit duhet të kishim bërë më shumë dhe ato dy pikë që lamë më dhembin. Tani ndeshjet merren një nga një! Objektivi është fitimi i Kupës së Shqipërisë dhe zona europiane në renditje. Sezoni është ende i gjatë dhe besoj se i kemi shanset të gjitha. Tirana për titull? Mua më është dukur si skuadra që e ka dashur më shumë dhe e ka ndihmuar Zoti, duke marrë shpesh edhe fitore të papritura për nga loja… Kukësi më duket në letër shumë i fortë, por në fushë nuk e respekton atë gjë. Gjithçka është e hapur në kampionat!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit